Policia shoqëroi sot, 6 ditë pas incidentit edukatoren e një kopshti privat në Tiranë për ta marrë në pyetje. Prokuroria regjistroi procedimin penal për “Keqtrajtimi i të miturit” lidhur me ngjarjen e ndodhur në kopshtin privat “Stinët’ ku një fëmije 3 vjeç dyshohet iu thye këmba në rrethana ende të paqarta.
Majlinda Dehima është edukatorja që punon në kopshtin privat “Stinët” në zonën e Ali Demit e cila në videon e publikuar në emisionin “Stop” dyshohet se dhunon vajzën me vizore dhe me shpulla.
Prindërit e fëmijës u njoftuan nga një telefonatë nga kopshti në orën 15:00 pasi e mitura ishte transportuar në pediatri më 1 nëntor 2023.
Nga kopshti i thanë se vajzën e kishte pickuar diçka dhe këmba i ishte fryrë. Mjekët sugjeruan ta çojnë në spitalin e Traumës, ku nga grafia rezultoi se thyerje në pjesën e kofshës.
Prindërit e denoncuan në media dhe autoritetet u vendosën në lëvizje për ta zbardhur ngjarjen. Skandali u zbulua nga kamerat brenda kopshtit. Ministria e mbylli kopshtin.
E rëndë në Tiranë, vajza 3-vjeçe thyen këmbën në kopshtin privat! MAS e mbyll: Ishte pa licencë!