Shtyhet për në orën 15:30 seanca e sotme e Sali Berishës në gjyq për dosjen “Partizani” ku kërkon shuarjen e dy masave të sigurisë, detyrim paraqitje dhe bllokimin e daljes jashtë vendit.
Avokati Genc Gjokutaj tha se kërkoi për herë të dytë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi 20 vite më parë kur Sali Berisha ishte president i vendit dhe njëkohësisht kreu i KLD-së kjo gjyqtare është shkarkuar nga detyra.
“Ne e filluam seancën me pak vonesë se kishte një gjykim tjetër. Bëmë një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Seanca u ndërpre për të shqyrtuar kërkesën për përjashtim. Seanca u shty për në orën 15:30.
Gjoka duhet të heqë dorë pasi në 1996 kjo gjyqtare u shkarkua nga detyra nga KLD atëherë që drejtohej nga Berisha si president i vendit. Në kërkojmë shuarjen e masës sepse gjykata nuk ka zbardhuar vendimin në kohë” tha ai.