Ditën e sotme po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme seanca për Jamarbër Malltezin që akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Dhëndri i Sali Berishës kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me argumentin se nuk e zbardhi në kohë vendimin e pak ditëve më parë dhe shuarjen e masës së arrestit me burg.
Ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në Tiranë.
Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim parash. Në orën 15:30 rinis seanca për Sali Berishën që ka po këto kërkesa si dhëndri.