Gjykata e Posaçme ka refuzuar për herë të dytë kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për të përjashtuar nga procesi i dosjes “Partizani” gjyqtaren, Irena Gjoka. Kërkesa u depozitua sot nga dy avokatët e ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi me pretendimin e konfliktit të interesit.
Avokatët deklarojnë se 27 vite më parë, pra në 1996 kur Sali Berisha ishte President i vendit dhe drejtues i KLD-së e shkarkoi Irena Gjokën. Por për gjykatën kjo nuk është arsye për ta përjashtuar Irena Gjokën nga procesi.