Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin, ku dy automjete janë përplasur në fshatin Vidhas.
Shkaku i aksidentit mësohet të jetë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të automjetit, ndikuar dhe nga lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shumta.
Raportohet se deri më tani se një person është dëmtuar rëndë dhe është dërguar në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.