Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Koplik të Shkodrës.
Mësohet se rreth mesditës një 18-vjeçare me inicialet E. R., 18 banuese në Koplik, ka pirë fotoksinë.
E reja është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.