Një 20 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier për vendosje të basteve sportive.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, ku i riu Jashar Hobeja kishte marrë me qira një lokal.
Sipas asaj që raportohet mjedisi ishte përshtatur për organizimin dhe vendosjen e basteve sportive.
Nga sekuestrimi i dy telefonave të 20 vjeçarit nga ana e policisë janë zbuluar disa llogari që shërbenin për të luajtur skedina dhe kumar, të cilat administroheshin nga vet ai.
I riu është kapur në flagrancë nga policia gjatë një kontrolli rutinë.