-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama dhe kafshët e tij të fermës, Gjoka, Kraja dhe Mellonai

Kryesoret

Liria e lëvizjes është liri themelore”. Kështu shprehet Sali Berisha që sulmuan hapur dy prokurorët dhe gjyqtaren e dosjes “Partizani” që i vendosën dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe bllokim të daljes jashtë vendit.

Edi Rama dhe kafshët e tij të fermës oruelliane, larot Gjoka, Kraja, Mellonai, kanë lexuar Kushtetutën dhe nenet e saj, por ata në hakmarrje të verbër politike, e injorojnë dhe e shkelmojnë atë.  

E hapim këtë konferencë me këtë foto, ku paraqitet Edi Rama, bastardi i xhelatit Kristaq Rama dhe banorët e fermës së Oruellit karshi në një bisedë frymëzuese me Edi Ramën për ta. Të dashur miq, kam deklaruar në mënyrë të përsëritur se Sali Berisha do të fillojë procesin e shekullit kundër Edi Ramës dhe larove të tij.

Dje, Edi Rama me gjykatësen e shkarkuar për korrupsion nga Sali Berisha, lexoi një trakt të shkruar në zyrat e tij, sipas të cilit, masa e sigurimit personal, e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit, të dhëna ndaj personit Sali Berisha, nuk përbëjnë heqje lirie personale, por një kufizim lirie për të dalë jashtë shtetit.

Heqja apo kufizimi kund të bëhet për rastin e deputetit, vetëm me autorizimin e parlamentit. Liria e lëvizjes është liri themelore në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe njëra nga liritë më themelore në bazë të BE” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit