Gëzim Paplekaj është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme, nën akuzën e korrupsionit pasiv. Nga gjykimi i shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 8 muaj heqje lirie.
Gëzim Paplekaj u vu nën hetim pasi u shfaq nën një video, ku faktohej se blinte vota në favor të Partisë Socialiste. Ngjarja u regjistrua në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.