Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin duke dërguar kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit për veprën penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor, ndërsa 40-vjeçarja akuzohet për korrupsion aktiv.
Safet Gjici u arrestua në qershor të këtij viti, pak javë pasi ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit verilindor. Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga Alma Kaçi duke kryer veprime intime, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.