Kandidati republikan për president në SHBA, Vivek Ramaswamy, ka quajtur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një “komedian me pantallona mallrash” dhe një “nazist” gjatë një debati politik.
Akuzat e tij vinë si shkak i qasjes që Zelensky ka ndaj luftës Izrael-Palestinë, me këtë të fundit që ka dalë në krah të Izraelit, duke kërkuar madje dhe të organizojë një vizitë me krerët e qeveris izraelite.
Ndikuar kjo dhe nga fakti se Zelensky është hebre.
Më pas biznesmeni dhe politikani 38 vjeçar foli dhe për sistemin demokratik të dobët që ka Ukraina.
“Ukraina nuk është një shembull i demokracisë, ky është një vend që ka ndaluar 11 parti opozitare. Ajo ka konsoliduar të gjitha mediat në një krah të medias televizive shtetërore. Kjo nuk është demokratike. Ajo ka kërcënuar se nuk do të mbajë zgjedhje këtë vit nëse SHBA-ja nuk kërkon më shumë para”: u shpreh ai.
Kandidati republikan nuk ka nguruar të përmendi dhe Vladimir Putin, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka thënë se qeveria e Ukrainës është “neo-naziste” dhe e kontrolluar nga “nazistët”.
Ramaswamy ka qenë një nga mbrojtësit më të zëshëm të Trump në fushën e vitit 2024 dhe është në hapat e tij të parë në politik.