-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tym dhe kaos! Berisha: Nuk ka kthim pas, aksioni vazhdon

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i vendosur për të vijuar aksionin opozitar. Në dalje të seancës së sotme, që u mbyll për 20 minuta për shkak të tymit dhe kaosit, Berisha tha se është i hapur opsioni për grevë urie.

“Kur shkelet Kushtetuta, nuk ka parlament.

Që një parlament të funksionojë, duhet të zbatohen rregullat kushtetuese.

Ashtu mund të funksionojë kryesia e PS, ashtu mund të funksionojë mafia e shpellave, e bodrumeve, por parlamenti funksionon mbi bazën e pluralitetit, mbi bazën e respektit të të drejtave themelore kushtetuese.

Kushtetuta ka sanksionuar të drejta për deputetët. Ato të drejta nuk i ka sanksionuar për personin, por për popullin opozitar, që përfaqësohen nga opozita.

Kjo tregon se parlamenti funksionon njëlloj si në diktaturë, si në Korenë e Veriut dhe jashtë çdo lloj standardi.

Rivendosja e të drejtave kushtetuese dhe lejimi i krijimeve komisione hetimore parlamentare…

Po nuk mund të pranojë Edi Rama dhe Linda Rama hetimin e Reas, sjelljen e vajzës që duket engjëll, por si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve me tenderat që fiton me pushtetin e thjeshtrit.

A mund të ndodhë kjo?

A mund të ndodhë që fëmija e kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender? Kur Kushtetuta e ndalon, kur Kushtetuta i heq mandatin kryeministrit nëse familja e tij fiton nga fondet apo burimet të qeverisjes qendrore dhe lokale.

Këtu po bëjmë për çdo qytetar, përveç lakejve dhe lëpirësve të Edi Ramës dhe qeverisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit