Kaos dhe rrëmujë në parlament. Teksa tymi mbuloi sallën, kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk i ndali punimet por ka vazhduar fjalën e saj dhe ka kërkuar ndërhyrjen e Gardës për të mbarëvajtur rendin. Nikolla ka përjashtuar deputetin Sajmir Korreshi që ndezi tymuese ne kuvend.