Moti i keq ka goditur dhe Italinë duke shkaktuar jo pak probleme në lundrimin e anijeve.
Nga ajo çfarë raportohet, trageti i linjës Bari-Durrës nuk është nisur për lundrim kjo për shkak të një defekti që ka pësuar mjeti lundrues para nisjes.
Një situatë e cila ka shtyrë autoritetet përkatëse, të ndikuar dhe nga moti i keq, të mos marrin përsipër rreziqe dhe të anulojnë nisjen e tragetit.