15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla për marrëveshjen me Italinë: Integrimi në BE ka përfitime dhe përgjegjësi

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka komentuar marrëveshjen për emigrantët me shtetin fqinj, Italinë, një marrëveshje e cila sipas tij, ndonëse nuk e zgjidh këtë problem në Evropë, është një dëshmi solidariteti e Shqipërisë.

“Ne i jemi shumë mirënjohës Italisë për gjithë mbështetjen e kujdesjen, të mos harrojmë kurrë marsin 1991, korrikun e vitit 1991 kur qytetarët shqiptarë morën anijet e u nisën për një jetë më të mirë në Itali. Mikpritjen italiane, trajtimin, integrimin dhe sot shqiptarët janë një model i mirë i integrimit në Itali…,” u shpreh ministri.

Duke u ndalur në deklaratat skeptike të aktorëve të ndryshëm politikë, Balla, sqaroi se në fakt me integrimin në Bashkimin Evropian, duhet të mos harrojmë që Shqipëria nuk do të ketë vetëm përfitime, por edhe përgjegjësi.

“…Natyrshëm që sot Italia përballet me një sfidë dhe Shqipëria po jep një shembull solidariteti. Ne nuk e zgjidhim dot hallin! Ju thashë, shifrat janë të tilla, pra nga 3000 qendra, 1 do të jetë në Shqipëri. Nuk është se po zgjidhim një hall, por po japim shembullin e solidaritetit, i cili nuk ka munguar. Mos harroni, para 3 vitesh, në prill 2020, në kohën e Covid-it, Shqipëria, edhe pse kishte vështirësitë e veta, një numër prej 50 infermierësh dhe mjekësh u dërguan në Itali për të mbështetur popullin italian dhe qeverinë italiane në kuadër të nevojave që ata kishin për mjekë e infermierë.

Natyrshëm si një vend që duam të anëtarësohemi në BE, dhe anëtarësimi nuk ka vetëm përfitime, pra duam të marrim fonde nga BE, por ka edhe përgjegjësi, solidaritet. Përgjegjësinë e solidaritetin kjo qeveri e ka pasur edhe vijon ta ketë si pjesë të qasjes së vet,” theksoi Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit