-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy ngjarje brenda pak orëve/ Hajdutët mbushin xhepat! Qëllohet 5 herë me plumba

Kryesoret

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Podujevë një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia më pas ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar pesë gëzhoja të armës, ndërsa është gjetur edhe një granatë dore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë shtënë me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi me një veturë në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) gëzhoja të armës, po ashtu një granatë dore me siguresë është gjetur në rrugë, me ç’rast njësitet për deminim nga KFOR dhe FSK kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente. Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si më lartë dhe ndodhet në proces hetimor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërkohë që një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Siç njofton policia, persona të panjohur nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash në shtëpinë e një gruaje. “Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj, kanë hyrë disa persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash në vlerë të konsiderueshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit