Mëngjesin e sotëm është shënuar një incident mes dy deputetëve të PD-së, por të ndarë me kampe të ndryshme, njëri me Lulzim Bashën dhe tjetri me Gazment Bardhin. Në korridoret e Kryesisë së Kuvendit, deputetët Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku kanë shkëmbyer sharje, ofendime. Për të shmangur përplasjen fizike mes tyre ka ndërhyrë Garda. Çollaku dëgjohet të thotë se do ta padisë penalisht Sulën.
Pjesë nga debati:
Çollaku: Të foli njeri? Mos hy në këto, bëj punën tënde.
Sula: O udhëheqës i madh
Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je.
Sula e qëllon me dosje: Ty pres fytin…
Çollaku: Do të bëj kallëzim penal. Ti je mashtrues. E pe ca bëri?
Sula: Ca te bera, ti me shave
Çollaku: Deputeti qelloi deputetin
Sula: Ku te qellova more mashtrues
Çollaku: Palaço, qe ben si opozitar dhe ne darke con mesazhe, hapi letrat te shikojme ku i ke tenderat
Sula: Hapi te shikojme