Të tronditur nga ngjarja, disa prej kolegëve të Dwamena u panë me duart në kokë dhe me sytë nga ambulanca.
Sulmuesi i Egnatias u rrëzua në fushë në minutën e 25 të ndeshjes me Partizanin. Për shkak të gjendjes ai u dërgua drejt spitalit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit në zemër.
Ngushëllimet për të kanë qenë të panumërta, nga figura të njohura sportive, por edhe nga klubet e vendit.
Federata e futbollit të Ganës: Dwamena i shërbeu vendit tonë, ngushëllime familjes
Ky lajm tronditës u bë jehonë edhe në mediat e huaja, ku të gjitha shruajtën në lidhje me këtë ngjarje.