Një person ka vdekur dje në Bjeshkët e Istogut, pasi dyshohet se e ka zënë lisi teksa po punonte. Raportohet se viktima është Feim Bytyqi. Shoku i viktimës është plagosur. Gazeta Ekspres ka publikuar foton e viktimes.
“Istog 11.11.2023-15:00. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion” njofton policia.