-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraelitët zbresin sonte në fushë në Kosovë në masa të forta sigurie

Kryesoret

Ekipi kombëtar i Izraelit ndihet i “sigurt dhe i rehatshëm” në Kosovë, në prag të ndeshjes kualifikuese sonte në 20:45 për “Euro 2024” kundër Kosovës të dielën në Prishtinë, thanë të shtunën trajneri dhe kapiteni i Izraelit.

Trajneri i Izraelit, Alon Hazan dhe kapiteni Eli Dasa e falënderuan Kosovën për mirëpritjen, pasi mbërritën në kryeqytetin kosovar të premten nën masa të rrepta të sigurisë.

Izraeli do të përballet me Kosovën – vend me shumicë myslimane – në atë që është ndeshja e parë e kombëtares izraelite prej se nisi lufta mes Izraelit dhe grupit radikal palestinez, Hamas – i cili është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor.

Ndeshja ishte parashikuar të luhej më 15 tetor, por u shty për 12 nëntor pasi militantët e grupit radikal i sulmuan qytetet e Izraelit jugor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer mbi 240 të tjerë.

Ky sulm nxiti luftë dhe bombardime të pareshtura hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit