Kryeopozitari serb, Zdravko Ponosh tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka pranuar statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Bruksel dhe është angazhuar për njohjen e dokumenteve të Kosovës, ndërsa është në pritje të kryeministrit të Kosovës.
Ponosh ka shkruar në “X” se Vuçiç e ka pranuar statutin e Asociacionit, “vetëm që të mos ketë nevojë ta nënshkruajë atë.”
“Ai u angazhua për njohjen e dokumenteve, institucioneve, simboleve të Kosovës… duke pritur që Kurti ta shtyjë Statutin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ai garantoi se do t’i përmbushte dy gjëra edhe para afatit: doganën dhe targat qysh më 15 nëntor,” shkroi Ponosh.
Ponosh shtoi se Serbia është një vend që ka “autoritetin më të lartë që i nënshtrohet shantazhit të jashtëm.”
Na sastanku u Briselu Vučić je prihvatio Statut ZSO, samo da ne mora da ga potpiše. Obavezao se na priznanje kosovskih dokumenata, institucija, simbola… dok se čeka da Kurti progura Statut kroz ustavni sud Kosova. Garantovao je da će ispuniti dve stvari i pre roka: carina i…
— Здравко Понош (@ZdravkoPonos) November 12, 2023