Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona ditën e djeshme kanë marr goditje teksa kanë qënë duke prerë dru. Individët kanë marrë plagë të rënda e për pasojë njeri prej tyre ka ndërruar jetë.
Ata janë ndihmuar nga njësitë përkatëse prej të cilëve u bë me dije vdekja e njërit prej tyre e ndërsa tjetri gjendet aktualisht në spitalin e Pejës për trajtim shëndetësor.
“HETIM I VDEKJES- Istog 11.11.2023-15:00. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”