-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati te “5Pyetjet”, Çoçoli: Ky është buxheti i pagave! Ekonomia është rezistente

Kryesoret

Gazetari Fatos Çoçoli i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” deklaroi se buxheti i 2024-tës do të jetë i pagave, referuar premtimit të qeverisë për rritjen e konsiderueshme për një mesatare 900 Euro.

Është hera e parë që 1/3 e këtyre parave shkojnë për rritjen sociale, për të mbajtur skemën, që nuk e mban dot në këmbë. E dyta pagesa për energjinë elektrike.

Energjia nuk është rritur. Pati tre rrebeshe, ekonomia është rezistente. Ky është buxheti i pagave, këtë vit buxheti për pagat është 100 milionë Euro. 130 mijë punonjësve të administratës u rriten pagat” tha ai.

Eduart Gjokutaj e cilësoi premtimin e pagave si elektorale. Rritja e pagave është lajm i mirë, tha ai, për ata që i marrin dhe jo performancën e administratës.

Pensionet, skema deficitare vjen nga mungesa e punës në terren, bazës së kontribuuesve që të kishte një politikë të ngulur, njerëzit do të bëheshin më të joshur. Sektori energjetik ende nuk ka stabilitet.

Reforma energjetike duhet të ishte kontributore pas 10 viteve dhe jo të merrte. Investimet tona nuk kanë prodhuar atë rritje ekonomike. Rritja do të ketë mbi 3.8% për vitin që vjen. Buxheti merr një emër, ky do të jetë buxheti i pensionistëve, tjetri i eksportuesve, etj, etj” tha ai.

Vjoldi Danaj e vendosi theksin tek skema e pensioneve. “Shteti nuk po performon për të rritur numrin e të punësuarve që të kontribuojnë tek pensionet. Raporti ideal do të ishte 2.3-3 persona të punësuar për një pensionist.

Ne e kemi 1.5 persona që punojnë për një pensionist. Rrezikojmë që të bëhet 1-1. 700 milionë lekë është fondi për skemën sociale. Dështim për shtetin që nuk i simulon. Rritja ekonomike për këtë vit do të jetë maksimumi 2.7%”.

Buxheti 2024, ku shkojnë lekët? Ekspertët te “5Pyetjet”: Taksa, borxh dhe varfëri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit