Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar në rrjetet sociale me qytetarët, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që, sipas tij, i është dhënë përgjatë viteve të fundit.
Ai u ndal edhe te procesi që e quajti betejë pesëvjeçare lidhur me sanksionet e vendosura nga administrata e mëparshme amerikane, duke theksuar se kjo periudhë ka kërkuar kurajë dhe qëndrueshmëri nga mbështetësit e tij.









