-sidi education-spot_img
26.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Live- Berisha: Protestat më qytetare që nga ’90-a

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, ka folur për protestat e zhvilluara në Tiranë dhe për sloganet që janë përdorur ndaj tij gjatë këtyre tubimeve.

Ai është ndalur te karakteri i protestave, duke i cilësuar ato si qytetare dhe jashtë ndasive partiake, si dhe ka komentuar edhe përpjekjet, sipas tij, për manipulim të opinionit publik.

“Çdo demokrat dhe demokrate, vendin e ka në atë protestë. Nëse themi që është protesta më qytetare, është protestë jashtë partive politike. Janë qindra-mijëra qytetarë që ngrihen për të drejtën e tyre.

Sa i përket sloganeve kundër nesh. Qytetarët janë të lirë të thonë sloganin që duan. Por, ata që përpiqen t’i manipulojnë, janë më mjeranët. Injoroni dhe mos tentoni me asgjë, të mos keni asnjë përshtypje nga ato slogane. Nuk duhet që gjethet të na pengojnë për të parë trungun. Është lëvizja më qytetare që kemi pasur që nga vitet ’90 deri më sot.

Dhe për këtë arsye, unë ftoj çdo demokrat dhe demokrate që të jetë pjesë e kësaj proteste, sepse ajo përfaqëson një reagim qytetar të gjerë dhe të lirë, që nuk i përket vetëm një force politike, por gjithë qytetarëve që kërkojnë të drejtën e tyre”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit