-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja pezullon ligjin e Ramës për pronat

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të pezulluar dhe kaluar për gjykim ndryshimet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave.

Ndryshimet u miratuan vitin e kaluar nga shumica socialiste e drejtuar nga Edi Rama, por KMSH kishte disa ankesa për të cilat iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cila e pranoi padinë duke e kaluar për gjykim dhe deri në vendimin final, pezullohet zbatimi.

Bazuar në nenet 32 dhe 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenet 11, pika 3, shkronja “f”, 26 dhe 27 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, vendosi:

  1. Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike.
  2. Pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 77/2022, datë 17.11.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, thuhet në njoftim.

Por çfarë kundërshtohet?

Në padi kundërshtohet metodologjia e përllogaritjes së kompensimit financiar për pronat ndaj të cilave ka ndryshuar zëri kadastral.

Gjithashtu neni që përcakton se vendimet përfundimtare, që kanë të njohur vetëm të drejtën e kompensimit, vlerësohen financiarisht sipas zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit.

Pra nëse një pronë e caktuar në momentin e shpronësimit ka qenë arë dhe aktualisht është truall, do të kompensohet financiarisht si arë. Kjo kundërshtohet.

Strasburgu

Ndryshimet e qeverisë në ligjin për kompensimin e ish-pronarëve erdhën pas kërkesës së Gjykatës së Strasburgut, që e shpalli të papranueshme skemën e re të qeverisë me ligjin e 2015-ës për trajtimin dhe kompensimin e pronës.

Por problemi tashmë është rihapur. Pas më shumë se 30 vitesh nga rënia e komunizmit ish-pronarët rikthehen në pikën zero.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit