-sidi education-spot_img
25.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Zvërneci në rrezik”, Zhupa: Të mbyllet rruga për grabitjen e zonave të mbrojtura

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për situatën në Zvërnec, duke e cilësuar atë si një shqetësim që prek jo vetëm këtë zonë, por edhe territore të tjera të mbrojtura në vend. Ajo ka kërkuar shfuqizimin e Ligjit 21/2024, për të cilin thotë se ka krijuar mundësi për ndërhyrje dhe ndërtime në zona me rëndësi të veçantë natyrore.

Reagimi i deputetes së PD, Ina Zhupa:

Zvërneci sot është simboli i një rreziku që kërcënon çdo zonë të mbrojtur në Shqipëri. Fadromat që afrohen drejt natyrës sonë nuk janë rastësi, por pasojë e drejtpërdrejtë e Ligjit 21/2024, ligjit që hapi rrugën për ndërtime dhe ndërhyrje në territore që duhej të ruheshin për brezat e ardhshëm dhe janë pasuri kombëtare.

 

Zgjidhja është e thjeshtë dhe konkrete kuvendi të votojë propozimin tim ligjor për shfuqizimin e Ligjit 21/2024. Me shfuqizimin e tij, mbyllet rruga ligjore për grabitjen e pasurive tona natyrore dhe largohen fadromat nga Zvërneci dhe nga çdo zonë tjetër e mbrojtur.

 

Edi Rama pranoi një të vërtetë të vetme sot, që ka që nga 2023 që e planifikon.

Kjo betejë sigurisht ska nisur sot. Edhe ne që fillim të 2024 kemi paralajmëruar pasojat e ndryshimeve ligjore që u bënë për të shkatërruar zonat e mbrojtura. Pikërisht për këtë arsye Bashkimi Europian sot kërkon shfuqizimin e këtij ligji. Unë kam zhvilluar 72 deklarata publike, 4 tryeza ekspertësh në të gjithë Shqipërinë, kam marrë pjesë në 3 seanca në Gjykatën Kushtetuese, kam bërë 2 interpelanca parlamentare dhe kam mbajtur qindra fjalime e prononcime për të mbrojtur natyrën dhe interesin publik.

Keni në tavolinë një propozim ligjor që mund ta mbyllë përfundimisht derën për çdo grabitqar të pasurisë publike. Tani është momenti që secili të zgjedhë se në cilën anë qëndron: me natyrën, me interesin publik dhe me të ardhmen e Shqipërisë, apo me ata që kërkojnë të përfitojnë në kurriz të saj.

Unë besoj te rinia shqiptare. Besoj se të rinjtë do ta kuptojnë se kjo nuk është thjesht një betejë për Zvërnecin, por për Shqipërinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë. Është detyrimi ynë ta mbrojmë dhe t’ua dorëzojmë brezave që vijnë më të bukur dhe të shëndetshme sesa e gjetëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit