Komisioneri i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi shkruan në rrjetin social “X” se Shqipëria, si vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në.
Varhelyi shton se takoi ministrin e jashtëm, Igli Hasani në margjinën e Ministrave BE-Ballkani Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm.
“Shqipëria, si vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në. Takoi ministrin Igli Hasani në margjinën e Ministrave BE-Ballkani Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm.
Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë,” shkruan komisioneri i BE.
#Albania, as a negotiating country, has continued to make progress in EU- related reforms.
Met Minister @IgliHasani on the margin of the EU-Western Balkan Ministerial to discuss the next steps.
Our aim is to open accession negotiations on the 1st Cluster by the end of this year. pic.twitter.com/u1QGmR9Pry— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) November 13, 2023