-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK i sekuestroi pasuritë në Shqipëri, belgu Dries Lonneux: Nuk jam unë kreu i bandës së kokainës

Kryesoret

Gjykata e Apelit në Liège, të Belgjikës nisi të hënën hetimin e çështjes në gjyqin “Pharmaceutica”, një çështje e madhe e trafikut të drogës, me 18 të pandehur.

Çështja përfshin të pandehur të shumtë dhe ka të bëjë me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Droga e llojit kokainë, mbërriti nga Kolumbia dhe kalonte tranzit nëpër portet e Antwerpe ose Roterdam.

Si rezultat i aksionit janë sekuestruar 1.9 ton kokainë për një vlerë prej 80 milionë eurosh. Organizata kriminale kishte importuar potencialisht deri në 15 ton kokainë.

Dries Lonneux, belgu 44-vjeçar të cilit në tetor të këtij viti, SPAK i sekuestroi disa prona në Sarandë dhe Tiranë, u dënua me 12 vjet burg ndërsa tha se nuk mund të flasë në detaje për këtë aferë për shkak të rrezikshmërisë së organizatës e cila sipas tij drejtohet nga një shqiptar. Lonneux tha se nuk mund të fliste për këtë organizatë ndërkohë që familja e tij jeton në Shqipëri.

“Është një organizatë e madhe. Nuk mund të flas për liderin e saj që është shqiptar, ndërsa familja ime jeton në Shqipëri. Kam marrë pjesë në aktivitetet e kësaj organizate, por nuk kam dhënë urdhra apo direktiva. Kam marrë urdhra dhe kam qenë i pranishëm në një rol mbikëqyrës. Misioni im ishte të shikoja dhe të raportoja. Por unë nuk e preka kokainën,” tha ai në gjykatë.

Dries pretendon se ka qenë në dijeni të seriozitetit të fakteve, por kërkon një dënim më të vogël për rolin e tij si mbikëqyrës.

Në vitin 2019, Dries Lonneux rezulton se ka investuar në Shqipëri në hapjen e një kompanie biznesi me emrin “RALET GREEN”, me objekt aktiviteti zhvillimin e teknologjive të reja. Po ashtu, Dries Lonneux ka në pronësi dhe pesë apartamente në Sarandë, të cilat janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme. Atij iu sekuestruan edhe 5 toka në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit