-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analistët: Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës është ashpërsuar

Kryesoret

Ditën e enjte në Bruksel pritet të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për përgjegjësitë që dalin nga plani franko-gjerman për të dyja vendet.

Takimi vjen pasi udhëheqësit francez, gjerman dhe italian qartësuan pritshmëritë e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë për procesin e normalitizimit të marrëdhënieve.

Kritika të marra dhe nga Komisioni Evropian, drejtuar palëve për mungesën e përkushtimit ndaj këtij procesi.

Por, njohësit e zhvillimeve mes dyja vendeve thonë se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës vetëm është ashpërsuar dhe se nëse nuk ka një strategji afatgjatë për zgjidhje të qëndrueshme  mes dy vendeve, trysnia e perëndimit nuk do të sjellë ndonjë ndryshim.

Jolyon Naegele, ish zyrtar i OKB-së në Kosovë dhe koordinatori i parë i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të UNMIK-ut në vitin 2003, në një intervistë për Zërin e Amerikës kritikon bashkësinë ndërkombëtare që në 20 vitet e fundit nuk ka ofruar zgjidhje afatgjata.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare pranë Universitetit Westminster, Aidan Hehir gjithashtu konsideron se rajoni është i paqartë se cilat janë synimet e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, në kushtet e ndryshmit të situatës gjeostrategjike, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë përqendruar përpjekjet tek afrimi i Serbisë me Perëndimin.

“Kjo nënkupton t’i kërkohet Kosovës të bëjë një mori lëshimesh Serbisë… I tërë procesi i negociatave është shndërruar në përpjekje për t’i dhënë Vuçiçit diçka që ai të afrohet me Perëndimin dhe të largohet nga Rusia,” thotë ai.

VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit