Një numër prej 40 punëtorësh kanë mbetur të bllokuar nën një tunel të shembur në Indi, kjo për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar prej tre ditësh për ti nxjerre ne sipërfaqe dhe kanë arritur të krijojnë kontakte me punëtorët, të cilët janë ende gjallë dhe kanë marrë furnizime me ujë dhe ushqim.
Sipas planit të shpëtimit një tub çeliku do të shtyhet përmes një boshllëku të mbetjeve të tunelit të gërmuara për të çliruar në mënyrë të sigurtë burrat.
Ranjit Sinha, një zyrtar i lartë qeveritar, tha se operacionet e shpëtimit ishin penguar nga rënia e mbetjeve të tunelit
Tuneli i shembur është i gjatë 4.5 kilometra dhe pjesa që u shemb ndodhet rreth 200 metra nga hyrja.