-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vijë e kuqe”! Basha “kris” Berishën me Bardhin: Është i mirëpritur…

Kryesoret

Unë qëndroj plotësisht tek vija e kuqe”. Kështu u shpreh Sali Berisha kur u pyet sot nëse është gati që për hir të faktit që duhet mundur Edi Rama, të pranohet bashkimi me Lulzim Bashën. Ish-kryeministri nuk bën asnjë hap pas, pasi e quajti “dordolec të Edi Ramës”.

Por kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi mendon ndryshe. Ai tha se Lulzim Basha është i mirëpritur që të rikthehet në misionin opozitar.

Qëndrimi im është publik, kushdo që ndihet në opozitë me Ramën do të duhet t’i bashkohet frontit opozitar, cilido që nuk ndihet nuk mund të jetë pjesë e frontit opozitar. Pyetjen duhet t’ja bëni zotit Basha nëse ndihet në opozitë. Ku është? Nëse është fshehur….kërkojeni. Unë nuk kam pasur mundësi ta shikoj.

E kam parë vetëm njëherë të vraponte kur duheshin votat për Ramën për çimentimin e gjykatës Kushtetuese. Prej asaj dite ka humbur. Secili koleg të kthehet në misionin e opozitarit. Cdo faktor që është në opozitë, përfshirë edhe Bashën nëse i kthehet këtij misioni është i mirëpritur. Por sa kohë ka humbur rrugën e të qenit opozitar e ka të vështirë” tha ai.

PD ka nevojë për një vendimmarrje politike për t’i dhënë fund konfliktit brenda partisë”- tha më tej ai, referuar vendimin të gjykatës dje që pezulloi procesin e regjistrimit të ndryshimeve të Kuvendit të Bashës në 2 Shtator.

Por kush do të jetë hapi i radhës i aksionit opozitar? “Jemi gati për të shkuar në cdo akt, edhe aktin që ju përmendni (grevën). Ditë pas dite do të mësoni përshkallëzimin e aksionit tonë. Punë normale të kuvendit nuk do të ketë derisa na mohohen të drejtat tona” tha ai.

Berisha: Basha, dordolec i Ramës! Po vjen koha për mosbindje civile

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit