Një 60-vjeçar shqiptar ka tentuar t’i vërë flakën postbllokut në hyrje të Prokurorisë së Monzës mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00, shkruan ANSA. Teksa ka spërkatur pesë litra benzinë në tokë, roja ka arritur të ngrejë alarmin.
Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar para se të vinte zjarrin. Nga informacionet e para mësohej se kërkonte “drejtësi” për një çështje civile me gjasë të lidhur me ish-vendin e tij të punës.