Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është kundër marrëveshjes për emigrantët që planifikohet që të sillen nga Italia në Shëngjin. E cilësoi aventurë të Edi Ramës. Tha se po e bën për të fituar favore personale. Listoi disa probleme nga kjo marrëveshje.
“Marrëveshja është tërësisht problematike. Rama përdor pozitën e kryeministrit për të përfituar favore personale. Kjo është një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutën e vendit. Së dyti është një marrëveshje që krijon probleme të mëdha për respektimin e të drejtave të njeriut.
Krijon probleme serioze për sigurinë që ka sjellë reagimin edhe në Itali dhe në BE. Është një aventurë e radhës dhe jo ndihmë apo solidaritet, sikur ka një përpjekje për ta shitur. Shpresoj që opozita do të bëjë të gjitha përpjekjet për t’u qëndruar parimeve të saj” tha ai.