Banorët e fshatit Gjegjan të Kukësit kanë protestuar ditën e sotme për dëmtimin e rrugës dhe urat në hyrje të fshatit.
Ata treguan se rruga është dëmtuar nga kamionët e tonazhit të rëndë të kompanisë “Trade Minerals Al” shpk që shfrytëzon burimet minerare të bakrit në Gjegjan.
Nëpërmjet kësaj proteste ata ju drejtuan institucioneve vendore dhe qendrore që të merren të gjithë hapat ligjorë për ndalimin e lëvizjes së kampionëve të kompanisë “Trade Minerals Al” gjithashtu rregullimin e rrugës.
Banorët e Gjegjanit kërcënuan me bllokim të akseve nacionale nëse nuk do të ketë reagim nga bashkia e Kukësit dhe ministria e Infrastruktrës dhe Energjisë.
Rruga e ndërtuar në vitin 1974 ishte projektuar për mjete të tonazhit deri 25 ton, ndërkohë sot siç tregojnë banorët, kalojnë kamionët me tonazh 45 ton.