-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makineria i mori jetën vajzës shqiptare, e shtypi kolegia gabimisht? (Detajet e fundit)

Kryesoret

Anila Grishaj me origjinë nga Shqipëria ndërroi jetë tragjikisht pasditen e djeshme në Itali, pasi u godit në kokë nga një makineri në një kompani në Treviso, ku ishte zv/ drejtoreshë. Mediat italiane shkruajnë se “ndoshta një gabim njerëzor ka qenë shkaku i vdekjes së 26-vjeçares Anila Grishaj, punëtores që u shtyp nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur dje në fabrikën Bocòn në Pieve di Soligo, në zonën Treviso, një kompani ushqimore që prodhon ushqime të ngrira.

Vajzën ia shtypi makineria, babai theu gjithçka që i doli para

Anilës i ka ngecur koka në një makineri paketimi produkti. Forca e goditjes i ka dëmtuar rruazat e qafës. Aksidenti ku humbi jetën Anila Grishaj mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor. Këtë mësojmë nga burime hetimore, sipas të cilave mekanizmi që shkaktoi traumën fatale është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës. Anila ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar. Makina u sekuestrua. Prokuroria e Trevisos ka nisur ndërkohë një hetim mbi hipotezën e vrasjes nga pakujdesia” shkruajnë mediat.

Makineria i shtypi kokën! Sindikata “ngrihet në këmbë” për vajzën shqiptare

Me origjinë shqiptare, 26-vjeçarja u rrit në Vergoman, një lagje periferike e Mianës, ku jetonte me prindërit e saj Agostin dhe Marjanën, motrën dhe vëllanë. “Një familje e mirë që jeton prej vitesh në Miane” tha kryebashkiaku i Trevisos, Denny Buso. “Anilën e kisha takuar kur merrte pjesë në pikën e informacionit në Ekspozitën e Verës, kur ishte studente. Jemi pranë familjes, jemi të gjithë të pikëlluar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit