Ambasadori i komanduar i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëria, Luigi Soreca, ka përfunduar sot detyrën e tij.
Në një postim në rrjetet sociale, ai është shprehur se në këta 3 muaj ka përmbushur misionin për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.
“Ishte një nder dhe kënaqësi të drejtoja sërish ekipin e madh të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Në tre muajt e fundit, ne kemi përmbushur shkëlqyeshëm misionin tonë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.
Faleminderit shumë për përkushtimin dhe qëndrueshmërinë tuaj! Vazhdoni punën e shkëlqyeshme derisa të bashkoheni me BE-në,” shkruan Soreca.
Soreca u rikthye në 1 shtator në krye të delegacionit të BE-së në Shqipëri, pas largimit të Christine Hohmann.
It was an honor & pleasure to lead again the great team of @EUinAlbania🇪🇺! In the last three months, we have accomplished brilliantly our mission to support #Albania🇦🇱 on its EU path. Thank you so much for your dedication & resilience! Keep up the great work until 🇦🇱joins the 🇪🇺! pic.twitter.com/1NEq3IDaNr
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) November 15, 2023