-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria anëtare e bordit ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027

Kryesoret

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë me dije se Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.

Hasani shkruan në postim se në një botë të ndarë nga kriza të shumta, kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Sipas tij, roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë.

“Një lajm i shkëlqyer vjen nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.

Falenderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit.

Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë.

Mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e shkëlqyer,” shkruan Hasani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit