Mbrëmjen e djeshme Edi Rama pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për Aleks Nikën kërkoi rihetimin e dosjes së 21 Janarit ku u vranë katër protestues. I pyetur për një rihetim të mundshëm, Sali Berisha shprehet se është 100% dakord.
“Jam dakord 100% të rihetim të çdo procesi, 21 janari nuk është hetuar si duhet për shkak të Edi Ramës, për të mbrojtur Edi Ramën që është autori i vërtetë prapa asaj që ndodhi, i cili erdhi dhe rrethoi kryeministrinë me banda dhe banditë në një protestë më të dhunshme në historinë e vendit me qëllime të caktuara ndaj pushtetit, Rama deklaratat i ka në TV kështu që ishte ky kontekst që bëri që Ina Rama dhe jo akuzat e mia ndaj Ina Ramës, të mos bëhej ndoshta siç thotë Strasburgu.
Hetimi i duhur, por ky proces në masën 80% është hetuar pasi Berisha ka ikur nga pushteti dhe është hetuar nga Ina Rama, militante e verbër e PS, person me kredincialet më të ulëta dhe një person që kur përfaqësuesi i qeverisë amerikane erdhi dhe dha një kontribut të madh në atë kohë dhe unë kërkoja një prokuror ndërkombëtar, ajo refuzonte dhe aty përfaqësuesi amerikan lexoni ça tha për Ina Ramën, keqardhja ime e vetme është që në atë vendi“, tha Berisha.
“Ndryshimet ligjore të Saliut sollën kullat”! Berisha i përgjigjet Ramës: 100% mashtrim