-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla në Moldavi, nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim kundër krimit të organizuar

Kryesoret

Këtë të enjte, ministri Taulant Balla zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Moldavisë, Adrian Efros, ku firmosën dhe një marrëveshje për bashkëpunimin policor mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.

Balla dhe Efros u dakordësuam mbi thellimin e bashkëpunimit ekzistues midis dy vendeve tona në të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

Ndër të tjera, u diskutua për aspiratën e kahershme të Shqipërisë dhe Moldavisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe gadishmërinë për të intensifikuar shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të reformave të ndërmarra përgjatë procesit të integrimit europian.

“Marrëveshja e firmosur sot midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë mbi bashkëpunimin policor është një hap i rëndësishëm për të rritur operacionet e përbashkëta policore dhe adresuar çështjet me rëndësi si krimi ndërkufitar, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve tanë,” theksoi ministri Balla ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit