Foto ilustruese
Një 39-vjeçar është gjetur i vdekur mesditën e sotme në fshatin Daullas të Fierit.
Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 11:20 brenda një makine tip “Volkswagen” të parkuar në anë të rrugës. Viktima është me inicialet J. B. 39 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e deritanishme, policia thekson se dyshohet që 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.
“Në vendin e ngjarjes kemi gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj” thotë policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes