Një aksident i rëndë me pasojë humbje jete ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”.
Sipas policisë një 28-vjeçar me inicialet B. Th., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal duke humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.