-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polici i dehur përmbysi makinën, dy të tjerë e “shtrojnë” me birra në lokal

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar efektivin e policisë që u aksidentua mbrëmë në Sarandë. Efektivi Durim Pashollari me detyrë trup shërbimi në stacionin e Policisë Kufitare Borsh mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në qytetin e Sarandës duke drejtuar automjetin e tij privat ka humbur kontrollin dhe është përmbysur jashtë rrugës. AMP thotë se pas kryerjes së testit të alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur dhe për këtë arsye u arrestua.

Gjithashtu AMP njofton se janë konstatuar në brendësi të një bar-kafe punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Peqin, M.Z. dhe G.T., me funksion Ndihmës Specialist të Policimit në Komunitet duke konsumuar pije alkoolike, veshur me uniformë të Policisë së Shtetit, në kundërshtim me rregullat e Etikës Policore dhe parashikimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, duke kryer shkelje të rëndë disiplinore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit