Arrestohet sot në Sarandë 44-vjeçari që shpërndante doza kanabisi, në afërsi të shkollave. Qytetarit me iniciale P.M, banues në Sarandë iu gjetën nga kontrolli policor sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 63 doza, gati për shitje.
Pasi siguronte lëndë narkotike 44-vjeçari, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave. Kjo gjë ishte vënë re nga policia dhe nga informacionet që kishin arritën në kapjen dhe arrestimin e qytetarit.