Kombëtarja shqiptare udhëtoi ditën e sotme drejt Moldavisë, për ndeshjen e parë të muajit nëntor, atë ndaj Moldavisë, që do të luhet më nesër në stadiumin Zimbru.
Në orën 18:00, kuqezinjtë zhvilluan edhe seancën stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, teksa trajneri Sylvinho dha udhëzimet e fundit.
Lajme të mira edhe për sa i përket Kristjan Asllanit, i cili u stërvit normalisht me grupin. Duket se Sylvinho do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve.