Sipas BBC zjarri në ndërtesën katërkatëshe në qytetin Luliang, në Kinë shpërtheu rreth orës 07:00 duke shkaktuar 26 viktima. Nga dhjetëra të evakuuar nga ndërtesa e përbashkët 63 persona u dërguan në spital.
Mediat shtetërore më herët raportuan se zjarri ishte nën kontroll. Presidenti kinez Xi Jinping ka udhëzuar që “risqet e fshehura” në industritë kryesore të hetohen.
Zjarri shpërtheu në një provincë që është prodhuesi më i madh i qymyrit në vend. Aksidentet industriale duke përfshirë zjarret ndodhin shpesh në Kinë për shkak të zbatimit të dobët të standardeve të sigurisë.