Libri “ALEANCA e DUHUR SHQIPERI –KROACI” i Ambasadorit Shaban Murati na deshmon se autori, ashtu sikurse edhe në veprat e tjera te tij, spikat per cilesite e admirueshme vezhguese, analizuese dhe interpretuese te ngjarjeve ne rajonin e Europes Juglindore pas shperberjes së ish-Jugosllavise.
E kam çmuar gjithmone bashkepunimin me zotin Murati kur drejtoja Ministrine e Puneve te Jashtme dhe ai drejtonte Drejtorine per Rajonin e pa asnje medyshje tezat e sugjerimet e tij ishin pjese e bisedimeve jo vetem ne takimet dypaleshe e ne konferencat shumepaleshe rajonale, por edhe me gjere.
Pervoja e shkelqyer ne diplomaci dhe ne gazetari, njohurite e thella historike te marredhenieve dypaleshe dhe shumepaleshe, ndjekja me pasion por edhe me perkushtim te rralle e mediave të rajonit e pertej tij, ndjekja e levizjeve diplomatike te aktoreve kryesore te këtyre vendeve, e bejne Ambasadorin Murati njohes par excellence te ketij rajoni dhe te marredhenieve te tij me Bashkimin Europian dhe NATO-n, te nismave rajonale dhe rolin e secilit vend ne keto nisma; e bejne ate, per mua pa medyshje, edhe nje pike reference per qendrimet dhe politikat qe duhen artikuluar lidhur me proceset integruese dhe per aleancat qe duhen konsoliduar.
Ballkani Perendimor, i pagezuar keshtu ne menyre arbitrare (autori shpjegon arsyet), ende sot, mbas shume vitesh qe ka lene pas konfliket e pergjakura e ka ecur perpara ne proceset integruese euroatlantike, ne mjaft raste vazhdon te mbahet peng e terhiqet pas ne historine e tij te dhimbshme te armiqesive e provokimeve që burojne nga mentalitete te rrenjosura te nacionalizmit te rrezikshem dhe supremacise se nje kombi ndaj nje tjetri qe ende mbartesit e tyre na i sjellin e risjellin ne vemendje jo vetem permes retorikes.
Vendet e rajonit, sikurse na meson Kroacia, nuk duhet te bejne leshime e te anashkalojne veprime apo qendrime qe bien ndesh me frymen e bashkepunimit, te mesimeve te historise (lesons learnt) te parimeve baze te demokracise dhe standardeve europiane te bashkepunimit politik, diplomatik e social-ekonomik, me se pari mes fqinjeve, e qe cenojne integritetin e dinjitetin e secilit vend.
Libri nis me letren e perbashket qe Ministrja e Mbrojtjes e Shqiperise Mimi Kodheli e Ministri i Mbrojtjes i Kroacise Josip Buljevic i dergojne Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s Stoltenberg ne Shkurt 2017, ku i kerkojne qe te rishikohet plani operacional i misionit paqeruajtes ne Kosove pas zhvillimeve provokative ne kufi nga ana e Serbise. Ministrat denojne retoriken nacionaliste nga politikane serbe e veprimet flagrante ne kufi per te cenuar sovranitetin e Republikes se Kosoves e destabilizuar situaten e sigurise ne Ballkanin Perendimor.
Eshte koha kur Serbia dhe Rusia krijuan iluzionin se me ndryshimin e administrates amerikane mbas zgjedhjeve presidenciale te 2016, qendrimi i SHBA-ve dhe i NATO-s per Ballkanin Perendimor do te ndryshonte, gje e cila u davarit nga deklaratat e perfaqesuesve me te larte te Departamentit te Shtetit gjate vizitave ne rajon dhe ne Beograd. Sikurse u provua katerciperisht edhe me ngjarjet e fundit te dhunes ndaj KFOR-it apo edhe sulmit serb ndaj policise se Kosoves se qendrimi i SHBA-ve dhe i NATO-s eshte i palekundur ndaj ruajtjes se paqes e stabilitetit ne kete rajon.
Jam dakord me autorin në perfundimin se Partneriteti strategjik midis Shqiperise e Kroacise perveçse eshte nje dobi gjeopolitike dypaleshe e nevoje e ndersjelle, eshte gjithashtu nje domosdoshmeri rajonale ne kushtet kur aktore te trete agresive si Rusia permes instrumenteve rajonale si Serbia perpiqen te cenojne stabilitetin dhe sigurine rajonale dhe se vendet e NATO-s ne rajon dhe vet NATO-ja eshte garancia e vetme e stabilitetit dhe sigurise ndërkohe qe Rusia vazhdon te armatose me arme moderne Serbine e nderton baza ushtarake nen koperturen e bazave per ndihma humanitare, si ajo e Nishit.
Gjithashtu investimi i dyshimte qindra milionesh nga Serbia per te ndertuar aeroport ne kufi me Kroacine ne territorin e nje shteti tjeter si Bosnja-Hercegovina krijojne me te drejte bazat per shqetesime lidhur me sigurine jo vetem nga ana e Kroacise. Cenimi i paqes dhe sigurise vjen edhe nga deklarata nacionaliste te lidereve pro-rus te Republikes Srbska si ajo e Dodik paradokohe se duhet krijuar Serbia e Madhe, gje qe me se pari rrezikon shperberjen e vet Bosnje-Hercegovines.
Autori gjithashtu trajton me argumenta tezen e demshme te simetrise se fajit- barazimit te viktimes me agresorin qe sipas tij, pati zene vend ne nje pjese te qarqeve diplomatike europiane. Akuzat e ngritura nga Serbia kunder luftetareve qe çliruan e mbrojten vendin dhe vatrat e tyre nga agresioni i makinerise se Milloshevicit, jane pjese e politikes se jashtme te shtetit Serb qe vazhdon edhe sot.
Rasti i Hashim Thaçit dhe lidereve te tjere te UCK-se qe ndodhen te izoluar ne Hage ne nje proces nga Gjykatat Speciale qe e krijuan ata vetë, tregon se ka tentativa per te kthyer pas historine e per te deformuar realitetet historike te luftrave te pergjakura te shkaktuara nga Serbia dhe pasojat e tyre duke i veshur fajit qyrkun e viktimes, duke perbaltur fituesit e luftrave te cilat as nuk do fitoheshin e as nuk do te perfundonin pa nderhyrjen e Shteteve te Bashkuara e NATO-s.
Tezen se ‘Integrimi rajonal’ (rajoni pa Sllovenine, ne vend te saj Shqiperia) apo ‘ jugosllavizimi i rajonit’ apo tezen me te re ‘Ballkani i hapur’ perpara se vendet te integrohen ne BE, autori e konsideron preteks per vonesat ne procesin e integrimit e ne kundershti me parimin e vleresimit te progresit te vendeve aspirante mbi bazen e meritave te sejcilit vend.
Menyra se si Kroacia vuri interesat e kombit mbi ndjeshmerine popullore per heronjte e luftes apo permbushjen e kushteve te luftes pa kompromis kunder korrupsionit eshte tregues i pjekurise politike dhe seriozitetit nga ana e klases politike atje per integrimin e vendit ne BE sepse kjo eshte ne dobi te Kroateve dhe jo si medalje per politikane te caktuar apo se kjo vjen si kerkese nga Bashkimi Europian.
Stipe Mesic, udheheqesi dinjitoz dhe i respektuar nga populli i tij por edhe nga te gjithe ata qe e kane njohur dhe kane bashkepunuar, kembengul qe autoritetet serbe te pas –Milloshevicit te kerkojne falje dhe te paguajne reparacione per demet e pallogaritshme qe ushtria dhe forcat serbe u kane shkaktuar popullit dhe pasurise kroate gjate luftes edhe si pikenisje kjo per ripajtim.
As falja dhe as reparacionet nuk u realizuan madje as nga ata qe erdhen ne pushtet mbas Milloshevicit e qe nuk kishin qene pjese ne formacionet qeverisese te Milloshevicit si Koshtunica apo te tjere politikane ndryshe nga Vucic e Dacic apo zv/kryeministria aktuale Gojkovic qe kishin qene.
Madje Koshtunica i dekoroi gjeneralet qe drejtuan masakrat ne Kroaci, Bosnje e Kosove. As klasa e re politike, qe krijoi iluzione tek faktori nderkombetar se do te ndiqte rrugen e demokratizimit te Serbise nuk mundi te shkeputet teresisht nga ‘platforma e kompromisit me nacionalizmin’ sikurse shprehet autori.
Ambasadori Murati na sjell ne vemendje sa te rrezikshme jane per rajonin tone teza si ajo e ndryshimit te kufijve apo shkembimit te territoreve te nxjerra nga arkivat e Miloshevicit kur i propozonte Presidentit Kroat te kohes, Tuxhman, ndarjen e Bosnje-Hercegovines; apo politikane pro-rus ne Maqedonine e Veriut qe hidhnin idete e ndarjes se Maqedonise; apo politikane ne Kosove e Shqiperi; nisur nga naiviteti politik, qe hodhen per konsum publik idene e rrezikshme te shkembimit te territoreve mes Kosoves dhe Serbise – teza qe ende sot mbeten pjese e strategjise se Serbise yshtur edhe nga Rusia per destabilizimin dhe cenimin e sigurise rajonale.
Menyra se si Kroacia zgjidh problemet me fqinjet – pa ngut me argumente juridike por mbi te gjitha ne dobi te interesave te kombit te vet eshte e admirueshme. Autori shtjellon ne detaje se si problemi i delimitimit te kufirit detar mes Kroacise dhe Sllovenise ka marre gjithe kohen e nevojshme madje edhe vendimi i Kroacise per t’u terhequr nga Marreveshja e Arbitrazhit me Sllovenine mbas skandalit te lobimit ne favor te Sllovenise prej njerit nga anetaret e trupit gjykues, vecse e ka rritur dinjitetin dhe respektin per kete vend dhe mund te sherbeje si mesim edhe per ne qe u ngutem ne Marreveshjen e Detit me Greqine ne 2009. Shpresoj qe te veprojme me pergjegjshmeri dhe me pjekuri ne dobi te interesave te vendit tani qe kemi rastin te korregjojme gabimin e 2009-s.
Mbas agresionit rus te Ukraines objekt i sulmeve kibernetike te Rusise u bene vendet e rajonit tone ne vecanti ato anetare te NATOs. Mali i Zi , Sllovenia, Kroacia, Rumania, Maqedonia e Veriut, madje edhe Moldavia (jo anetare) njoftuan per keto sulme. Edhe me pare, sikurse dihet, nderhyrja e Rusise ne rezultatet e zgjedhjeve ne nje sere vendesh te rajonit-Maqedonine e Veriut, Bullgari e Greqi, ne Malin e Zi e kohe me pare edhe ne SHBA ne zgjedhjet 2016, France ne 2017 apo Mbreterine e Bashkuar me referendumin per Brexit shperfaqi nje forme te re lufte nga ana e Rusise.
Ato pa medyshje duhen konsideruar si sulme ndaj ‘aleances atlantike’ sikurse shprehet autori e jane tregues i formave te sofistikuara te luftes moderne nga ana e Rusise por edhe te vendeve aleate te saj si rasti i sulmit kibernetik te Iranit ndaj Shqiperise e cila me te drejte nderpreu marredheniet diplomatike me kete vend.
Sulmeve kibernetike u do kushtuar vemendje shteterore dhe publike, sipas autorit me te drejte, dhe bashkepunimi me vendet e fuqishme te NATO-s perfshire SHBA-te eshte domosdoshmeri per te shmangur pershkallezimin e kesaj lufte nga ana e Rusise.
Ne liber terheqet vemendja tek menyra se si fqinje te pasinqerte ne vazhdimesi aplikojne strategjine e tyre te tensionit ne marredheniet dypaleshe. Kete tregoi keqperdorimi i refugjateve dyndur ne Serbi nga zonat e konfliktit ne Lindjen e Mesme, te cilet u detyruan te kalonin vetem ne drejtim te Kroacise mbasi autoritete serbe mbyllen pikat e kalimit kufitar me fqinjet e tjere- anetare te BE-se.
Kjo situate krijoi probleme serioze vetem ne Kroaci nderkohe qe pesha e krijuar nga kjo situate mund te shperndahej ne menyre te balancuar edhe ne vendet e tjera te BE-se ne kufi me Serbine. Kroacise i eshte dashur te perballet me trysni jo vetem politike apo diplomatike por edhe realitete konkrete te veshtira te imponuara nga fqinje qe nuk nxjerrin mesime nga lufta e paradokoheshme por qe u kerkohet e ftohen te anetaresohen ne familjen e vlerave ku Kroacia perben nje vlere e shtuar per BE-ne.
Njesimi i Politikes se Jashtme dhe te Sigurise te vendeve kandidate me ate te Bashkimit Europian eshte kerkese e Bashkimit Europian . Ndersa Shqiperia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Kosova (megjithese nuk ka detyrim) e kane bere kete, madje Shqiperia eshte pjese e operacioneve te Frontex ne Mesdhe, Serbia si vend qe pretendon te permbylle negociatet per anetaresim e pjeserisht Bosnje-Hercegovina qe eshte prej vitesh ne process bisedimesh si vend aspirant nuk e kane perlinjezuar politiken e tyre te jashtme me ate te BE-se.
Qendrimet e tyre shteterore per ngjarje si agresioni i paprovokuar i Rusise ndaj Ukraines apo per sanksionet ndaj Rusise bien ndesh me qendrimet e BE-se, shqetesimi per te cilen shprehet edhe ne raport – progresin per sejcilin vend aspirant te BE-se, publikuar pak dite me pare.
Z.Murati me kete liber na ka rifreskuar e risjellë ne vemendje se historia nuk duhet te na mbaje peng por ajo nuk mund te harrohet qe gabimet e se shkuares te mos perseriten e te jemi seriozë e te vendosur ne bashkepunimin me vendet e NATO-s e BE-se per te zmbrapsur e dekurajuar çdo tentative per destabilizimin e rajonit e cenimin e paqes se qendrueshme nga aktore brenda dhe jashte rajonit tone. E askush me mire se Kroacia nuk mund te na i sjelle keto mesime.
I uroj z.Murati mendje te kthjellet e prodhimtari te pasur, sikurse deri me tani edhe per shume vite te tjera.