Në sulmin kundër qeverisë dhe SPAK-ut, Sali Berisha sot përfshiu edhe Lulzim Bashën.
Ai e lidhi, në bazë të fjalëve dhe jo fakteve, sikur deklaroi vetë, Bashën me atë që e cilëson aferën e Eko Parkut në Porto Romano, ku në krye të skemës vendos vajzën e bashkëshortes së kryeministrit Rama.
Sali Berisha akuzoi edhe Anila Denajn që sipas tij anuloi tenderin për ‘Eco Park Durrës’ me pretekstin e tërmetit 3 ditë përpara mbylljes së afatit.
Por Berisha theksoi se tenderi u zhvillua 3 ditë më vonë pa garë dhe kontrata u lidh me negociata të mbyllura. Sipas ish-kryeministrit, Anila Denaj meriton të paktën 5 vite burg për këtë akt korruptiv, por shoi se ajo u shpërblye duke u bërë ministre.
“Të gjitha janë në SKAP. Për këtë periudhë, këtë aferë në PD e bllokoi, të themi të vërtetën, Lulzim Brava, për shkak se thuhet se aty ishin aksionerë dhe ndarje parash- fakte nuk kam- po thuhet se njëra kompania, Victoria Invest sponsorizonte Bashën, kurse ai tjetri ishte përfaqësues i Ramës.
Në fakt, këtu del një lojë e paimagjinueshme ku në fund vidhen 12 milionë dhe Denis Ymeri thotë unë e bëj për 6 milionë, të tjera merrini ju” tha ai.
Berisha: Provat, Rama dhe thjeshtra “kokë e këmbë” te “Eko Parku” në Porto Romano