Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kualifikimit historik të Kombëtares në Kampionatin Europian të Futbollit, pas barazimit me Moldavinë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë falënderon ekipin e kombëtares për këtë dhuratë fantastike, referuar kualifikimit.
”Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike,” shkruan Rama në Facebook, shoqëruar me një foto të rezultateve të grupit.