Sytë nga Ballkani. Deputetja britanike, Alicia Kearns ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy, që deklaroi dje se Rusia po planifikon luftë të re dhe se sipas tij, bazuar te informacionet që kishte, në rrezik është Ballkani. Alicia Kearns ka përsëritur shqetësimet e pak muajve më parë.
“Kam paralajmëruar vazhdimisht se ne duhet ta gjejmë përkushtimin tonë në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është në fqinjësinë tonë dhe kemi përgjegjësi historike.
Unë kam paralajmëruar në qershor se çfarë mund të shohim në Kosovë, por u hodh poshtë. Fatkeqësisht, shqetësimet e mia u bënë realitet” thotë deputetja britanike.
Dje Zelensky ka bërë thirrje për më shumë vëmendje për Ballkanin, përfshirë Kosovën, pasi që sipas tij ka informacione se Rusia po planifikon që ta nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.